Shkurt.ch

Bie përkrahja për “duhanpirjen pasive”

Iniciativa kërkon që të bëhet unifikimi në gjithë Zvicrën i ndalesave për pirjen e duhanit që aplikohen nëpër kantone

Iniciativa popullore “Mbrojtje nga pirja pasive e duhanit”, e cila do të votohet më 23 shtator ka filluar të humbasë shumicën në mesin e votuesve zviceranë. Në këtë përfundim ka ardhur një sondazh i realizuar nga Instituti për hulumtimin e opinionit publik SRG. Kështu, përderisa para një muaji ishin 59% të zviceranëve që mbështetnin këtë iniciativë, tash kjo përqindje ka rënë në 52%. Ndërsa 41% janë kundër iniciativës, e para një muaji ishin 36%.

Konkretisht, iniciativa kërkon që të bëhet unifikimi në gjithë Zvicrën i ndalesave për pirjen e duhanit që aplikohen nëpër kantone.

Një muaj pas sondazhit të parë, ka ndryshuar edhe struktura gjinore dhe politike e atyre që kundërshtojnë iniciativën. Kështu, në sondazhin e ri janë vetëm gratë, njerëzit që nuk pijnë duhanin, zgjedhësit e të gjelbërve dhe ata të socialdemokratëve që përqafojnë iniciativën. Ndersa pirësit e duhanit. Burrat dhe zgjedhësit e SVP-UDC-së, ata të FDP-PLR-së dhe pjesërisht edhe ata të CVP-PDC-së do të votonin kundër. Ndryshimi më i madh gjatë një muaji është konstatuar te personat që nuk pijnë duhan. Kështu, nëse më parë 68% e tyre ishin qartë pro iniciativës, tash jane vetëm 48%.