Shkurt.ch

8 vjet ndërtim të WTC për 2 minuta xhirim

Fotot e para ishin regjistruar me kamerë më 18 tetor 2004, ndërsa regjistrimet e fundit më 30 prill të 2012-ës

Një vit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, New Yorku e dinte se do të ndërtohet përsëri në sipërfaqen në të cilin ishin kullat binjake të Qendrës Botërore Tregtare (WTC). Vetëm se nuk ishte e qartë se si do të projektohej një ndërtesë e tillë në të njëjtën hapësirë. Anketat tregojnë se shumë amerikanë kanë kërkuar një memorial në shenjë mirënjohje për viktimat e 11 shtatorit, ndërsa të tjerët argumentuan ndërtimin e kullave të reja.

Në një konkurs në mesin e 406 projekteve për ndërtim ishte zgjedhur më 2003 projekti i Daniel Libeskind. Gjatë viteve, plani i tij origjinal është ndryshuar përsëri, sidomos qiramarrësit e Qendrës Tregtare Botërore (WTC) kishin kritikuar zonën e pamjaftueshme të kullave të reja.

Ndërtimi ishte regjistruar hap pas hapi. Fotot e para ishin regjistruar me kamerë më 18 tetor 2004, ndërsa regjistrimet e fundit më 30 prill të 2012-ës. Regjistrimet e panumërta të rrjeteve “Webcam” e “EarthCam” janë përmbledhur në një video të shkurtër në kohëzgjatje prej dy minutash, pasi Qendra Botërore Tregtare (WTC) ishte ngritur gjatë tetë vjetëve në New York.

Shihni videon: