Kosova
Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, kryhet një operacion i rrallë
Pacientja Q.B., nuk ishte trajtuar asnjëherë që nga lindja
Në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacion i rrallë i implantimit të endoprotezës totale te kërdhokullës ose vendosje e protezës totale në kërdhokull, tek një paciente 49-vjeçare me çrregullim zhvillimor i kërdhokullës qe nga lindja. Pacientja Q.B., nuk ishte trajtuar asnjëherë që nga lindja, transmeton albinfo.ch.
Ajo në Klinikën e Ortopedisë është lajmëruar për shkak të problemeve në ecje dhe dhimbje në kërdhokullën e djathtë, pasi kishte lindur me këtë problem dhe nuk është trajtuar asnjëherë për këtë problematikë.
Nga ekzaminimeve klinike dhe radiologjike vendoset diagnoza dhe indikacioni për trajtim kirurgjik ku edhe vërtetohet se te pacientja ekstremiteti i poshtëm i djathtë në matje ka shkurtesë 6 cm.
Rasti nga mjekët cilësohej si i ndërlikuar i këtij lloji në QKUK dhe mjaftë sfidues, që zakonisht kryhet në klinika të specializuara për këtë problematikë, por që tash mund të bëhet edhe në Kosovë.
Gjendja e pacientit gjate operacionit ishte stabile dhe pa probleme. Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë pacientja është ende i hospitalizuar në pritje për të filluar terapinë fizikale sipas protokollit.
Mjekët që kanë marrë pjesë në këtë operacion ishin Dr. Arbër Tolaj, Dr.Cen Bytyqi, Dr. Rinor Velekinca dhe Dr. Artan Bejta.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?