Bota
Rrëzohet aeroplani në Kubë, 113 të vdekur dhe pak të mbijetuar
Një aeroplan Boeing 737 është rrëzuar pak pas nisjes së fluturimit në kryqytetin kubanez Havana, shkruan albinfo.ch. 113 pasagjerë në bord vdiqën, ndërsa tre pasagjerë kanë arritur të mbijetojnë. Megjithatë ata janë në rrezik për jetën.
Presidenti Miguel Díaz-Canel foli për një numër të madh të vdekjeve.
“Fatkeqësisht jemi përpara një aksident ajror. Lajmet nuk janë premtuese, pasi duket se ka një numër tejet të lartë viktimash”, citohet të ketë thënë Diaz-Canel, presidenti i zgjedhur pak ditë më parë në Kubë.
Ekipe emergjencash, zjarrfikës dhe ambulanca shkuan në vendngjarje. Radioja “Havana Cuba” njoftoi përmes “Twitter”-it se avioni ishte rrëzuar në një autostradë mes Boyerosit dhe Havanës, shumë pranë aeroportit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?