Shkurt.ch

Nuk hiqet llogaritja verore e kohës

Kundër mocionit kanë qenë145 vota, pro tij, 23 ndërsa janë numëruar edhe 6 abstenime

Zvicra nuk do ta heqë llogaritjen verore të kohës, siç është kërkuar nga anë të ndryshme. Parlamenti Nacional e ka hedhur poshtë mocionin e deputetes nga SVP-UDC Yvette Estermann, që kërkonte unifikimin e matjes së kohës gjegjësisht heqjen e llogaritjes verore të saj.

Kundër mocionit kanë votuar 145 deputetë, pro tij kanë qenë 23 ndërsa janë numëruar edhe 6 abstenime.

Me këtë rezultat votimi, Parlamenti Nacional nuk do ta ngarkojë qeverinë e vendit që të angazhohet për heqjen e kohës vrore edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Autorja e mocionit, Yvette Estermann ka referuar para deputetëve lidhur me të këqijat që i sjell praktika e sotme e llogaritjes së kohës. Sipas saj janë me miliona njerëz që i vuajnë pasojat e kesaj ndarjeje.

Si përgjigje, ministrja Sommaruga, ka thënë se edhe asaj i vie rëndë të zgjohet pas kthimit të orës mbrapa, sipas kohës verore.