Shkurt.ch
Shumica kundër blerjes së aeroplanëve luftarakë
57.1 për qind të zviceranëve me të drejtë vote konsiderojnë se Zvicra nuk ka nevojë për aeroplanë të rinj luftarakë. Ndërsa kundër blerjes tashmë të kontraktuar të aeroplanëve luftarakë suedezë “Gripen”, në një sondazh reprezentativ të bërë nga Instituti Isopublic me porosi të gazetës “Sonntagszeitung” janë shprehur 64.4% të tyre.
Në favor të blerjes së aeroplanëve të përmendur janë shprehur vetëm 25.6 për qind të të anketuarve ndërsa 10% të tyre nuk kanë pasur mendim rreth kësaj.
42.1 % të pjesëmarrësve në këtë sondazh janë të mendimit se Zvicra ka nevojë që të blejë aeroplanë të rinj luftarakë. Nga kjo përqindje vetëm 18.3% janë të sigurt për këtë ndërsa 23.8% anojnë kah po-ja. Ndërsa kategorikisht kundër blerjes janë 27.8% dhe më shumë kundër se për, janë 29.3%.
Në anketë kanë marrë pjesë 1000 persona me të drejtë vote nga Zvicra gjermane dhe ajo franceze. Anketa është zhvilluar nga 31 gushti deri më 2 shtator.
Në dhjetor të vitit 2011 në një sondazh të bërë nga Demoscope 64 për qind kanë qenë kundër blerjes së aeroplanëve të rinj luftarakë, 26 për qind pro kësaj dhe 10% të pavendosur.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut