Shkurt.ch

Këtë javë ekstradohet i dyshuari për vrasjen e Viganit

Shivan M., i dyshuar për vrasjen e të riut shqiptar nga Cyrihu, Vigan Morina, pritet të ekstradohet gjatë kësaj jave nga Norvegjia në Zvicër.

Siç i ka deklaruar gazetës zvicerane “Sonntag” avokati i tij norvegjez Andreas Nyhaug, qysh sot (e hënë) autoritetet norvegjeze do të përfundojnë me nënshkrimin e dokumenteve të fundit të nevojshme për ekstradim.

Shivan M. vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij, ndonëse nuk e kundërshton ekstradimin në Zvicër.

Natën në mes të 14 dhe 15 korrikut të këtij viti, pas një zënke në lokalin e njohur të Cyrihut Kaufleute, Shivan M., një kurd 21 vjeçar nga Iraku dyshohet ta ketë therur me disa goditje me thikë shqiptarin 23 vjeçar, Viganin dhe vëllain e tij 20 vjeç. Vigani me këtë rast ka humbur jetën nga goditjet ndërsa Visari është plagosur rëndë.

Po atë ditë Shivan M., kishte ikur për në Norvegji ku pas dy javësh qe kapur nga policia dhe qe futur në burg.