Integrimi

Iniciativë shpresëdhënëse për refugjatët nga Kosova në Gjermani 

Iniciativa "Në arrati" e tematizon gjendjen e refugjatëve të integruar shkëlqyeshëm nga Kosova në Gjermani, të cilët janë të kërcënuar nga dëbimi

Mbrëmjen e së martës, në qendrën familjare të qytetit në Offenburg, refugjatët e kanë pasqyruar në mënyrë dëshpëruese dhe me situata të pabesueshme, gjendjen e tyre në lidhje me kërcënimin për dëbim. Këtë manifestin e ka organizuar iniciativa “Në arrati”.

Temën e udhëhoqi avokati gjerman, Reinhard Kirpes, njëri nga iniciatorët e nismës “Në arrati”. Fillimisht, ai përshkroi situatën kur shumica e kosovarëve u arratisën në Gjermani nga terrori serb në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar; për shkak të përndjekjes së tyre të përhapur dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut. Në fillim ata njiheshin si një grup i përndjekur etnikisht.

Pas përfundimit zyrtar të luftës në vitin 1999, këto njohje u revokuan, ndërsa lejeqëndrimet u tërhoqën. Shumica e të prekurve u kthyen në Kosovë për të marrë pjesë në rindërtimin e vendit të shkatërruar. Mirëpo, parashikimet e tyre i dëshpëruan, pasi atje gjendja si ekonomike, po ashtu edhe politike, sipas Kirpes nuk është përmirësuar.

Disa nga ta u kthyen sërish në Gjermani, në vjeshtën e vititi 2014 dhe para së gjithash në shkurt të vitit 2015 duke parashtruar kërkesë për azil. Shumica e tyre punojnë në Gjermani, shumica në sektorët në të cilët mungon fuqia punëtore, si psh në industrinë manuale dhe fushën e përkujdesjes mjekësore.

“Bëhet fjalë për persona të cilët me vite të tëra jetojnë në Gjermani, janë mirë të integruar, punojnë dhe kanë siguruar ekzistencën e tyre për familjet”, ka spjeguar Kirpes për “Badische Zeitung”, njofton Albinfo.ch.

Personat të cilët në Gjermani kanë hyrë pas datës 31 gusht të vitit 2015, nuk pajisen më me lejeqëndrim. Për kosovarët të cilët në Gjermani kanë arritur para këtij afati, nga pikëpamja e “Në arrati”, urgjentisht duhet të përpilohet një rregullore e posaçme. Atyre iu kërcënohet dëbimi, edhe pse në mënyrë të shkëlqyeshme janë të integruar në vend dhe janë të nevojshëm në tregun e punës.

Edhe Eljesa 20-vjeçare është njëra nga të rrezikuarat. Ajo është e lindur në Baden-Baden, në vitin 1999 u kthye me prindërit në Kosovë dhe që nga viti 2014 sërish jeton në Gaggenau me prindërit dhe fëmijët e tjerë të familjes. Ajo ka guxuar të rrëfejë gjatë iniciativës “Në arrati” për frikën e saj ekzistenciale. Me krenari ka rrëfyer se shkollën e mesme e kreu me sukses të shkëlqyeshëm dhe i ishin ofruar tre vende për trajnim të mëtutjeshëm. Për shkak të një refuzimi nga këshilli vendor i Karlsruhes, ajo nuk ka mundur të vijojë trajnimin.

Vetëm pas disa përpjekjeve, asaj i është mundësuar vijimi vullnetar social në një klinikë në Karlsruhe, e që i përgatiti shumë lumturi. Kontributet e saj në klinikë u vlerësuan shumë. Mirëpo, pasi i mbushi 18 pranvera, ajo pranoi një kërcënim për tu dëbuar, e me te, edhe familja e saj. Eljesa iu drejtua menjëherë Komisionit gjerman për raste të rënda në Baden-Württemberg, por deri më tani ende nuk ka pranuar ndonjë përgjije prej më tepër se një viti. Ajo nuk mund ta paramendojë se si do të jetonte në Kosovë.

Tashmë i ka humbur shpresat se ankesa e saj do të vendoset pozitivisht. Sipas “Në arrati”, me marrjen e funksionit të ministri të Brendshëm Thomas Strobl, praktika e vendimeve në Komisionin për raste të rënda është ashpërsuar drastikisht. Vetëm çdo çdo e njëzeta ankesë shqyrtohet në mënyrë pozitive.

Pakënaqësinë e tij lidhur me këtë politikë e ka shprehur edhe sipërmarrësi nga Haslach Bender, i cili së bashku me bashkëpunëtorin e tij kosovar me inicialin Z., ka raportuar për kërcënimin e dëbimit. Kosovari i rrezikuar është i mbrojtur vetëm edhe nga procedura për shqyrtimin e rasteve të rënda. Deri më tani, në Haslach janë grumbulluar pothuajse 2000 nënshkrime në përkrahje të familjes kosovare.

Situatë e ngjashme është edhe ajo e familjeve M. nga Leutkirch, familjet B. dhe A. nga Gaggenau dhe familjen Sh. nga Gundelsheim, të cilat gjithashtu e kanë përshkruar situatën e tyre.

Në fund të mbrëmjes të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që për të rrezikuarit duhet të bëjnë përpjekje për lejeqëndrim humanitar. Fjala përfundimtare e kësaj mbrëmje ka qenë se në asnjë mënyrë nuk duhet dorëzuar.