Shkurt.ch

Christian Levrat rizgjedhet kryetar i Socialdemokratëve

Në kuvendin zgjedhor të Socialdemokrate të Zvicrës në Lugano, të dielen është votuar për kryesinë e re të partisë.

Kryetari aktual i SP-PS, Christian Levrat është rizgjedhur shef i partisë edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar.

Kryetari aktual, Christian Levrat nuk kishte kundër kandidat.

Barbara Gysi dhe Geraldine Savary u zgjodhen si zëvendëspresidente të SP-PS-së.

Deputetja nacioanle, Barbara Gysi (SG) vjen në vendin e Pascal Bruderer (AG) për pjesën gjermano-folëse të Zvicrës.

Geraldine Savary zëvëndëson Stéphane Rossinin (VS), i cili kishte dhënë dorëheqje paraprakisht.

Gysi mori 240 vota në një votim të fshehtë në kuvendin e së dielës, ndërsa për Savaryn kishin votuar 300 delegatë.

Migracioni ishte temë bosht në kuvendin e SP-PS-së.