Shkurt.ch
Migracioni, temë bosht në kuvendin e SP-PS
Në ditën e dytë të punës, të dielën, delegatët do të zgjedhin kryesinë e re të partisë
Sot dhe nesër po i zhvillon punimet në Lugano kuvendi zgjedhor i partisë Socialdemokrate të Zvicrës në Lugano. Rreth 600 delegatë janë tubuar në këtë kuvend, në të cilin temë kryesore është qasja e kësaj partie ndaj politikës së migracionit. Në fakt në fokus të kuvendit është diskutimi i dokumentit për migracionit që kryesia e SP/PS ka miratuar muaj më parë.
Nga baza kanë arritur rreth 900 kërkesa për ndryshime në këtë dokument, nga të cilat kreu i partisë ka ripunuar një draft. Pritet një debat i ashpër në lidhje me këtë temë.
Ndërkohë, kryetari i SP-PS, Christian Levrat thotë se dyshon që delegatët do t`i qasen fare dokumentit. Në Zvicrën gjermane, sipas tij, ka forca të cilat debatin për migracionin nuk duan ta lidhin fare me çështjet sociale si tregu i punës ose arsimi.
Në ditën e dytë të punës, të dielën, delegatët do të zgjedhin kryesinë e re të partisë.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë