Shkurt.ch
Dënohet mësuesi – kishte abuzuar me nxënësen e mitur
Ai ka marrë një dënim me heqje lirie pjesërisht të kushtëzuar, prej tri vitesh, nga të cilat një vit duhet ta kalojë në burg
Një mësues nga kantoni i Argaut është dënuar për veprime të palejueshme seksuale me një nxënëse të tij nën moshën 16 vjeçare. Trupi gjykues i ka shqiptuar atij një dënim me heqje lirie pjesërisht të kushtëzuar, prej tri vitesh, nga të cilat një vit duhet ta kalojë në burg.
Megjithë këtë, për mungesë provash, ish mësuesi nga Aargau është liruar nga pjesa e akuzave që e ngarkonin atë për përdhunim të shumëfishtë dhe për detyrim seksual.
Një rrethanë tjetër lehtësuese për mësuesin ka qenë ajo se ai është dashur të priste rreth gjashtë vite zhvillimin e procesit gjyqësor. Kjo kohë, kur ai nuk ka mundur të punonte dhe jetonte i distancuar nga rrethi shoqëror, sipas gjykatës është konsideruar si vuajtje dënimi në vete.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë