Bota

SHBA hap ambasadën në Jerusalem, vriten 41 palestinezë

Ashtu siç premtoi në dhjetor presidenti Donald Trump, SHBA ka lëvizur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Mes vrasjeve të palestinezëve, prezencës së Ivanka Trumpit dhe burrit të saj si dhe 33 përfaqësuesve tjerë shtetërorë SHBA zyrtarisht hapi ambasadën në Jerusalem, duke e njohur kështu qytetin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit.

Zhvendosja e Ambasadës u shoqërua me trazira në Jerusalem.Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1,800 janë plagosur nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës derisa po bëhej inaugurimi i ambasadës nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në prezenecës e vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner.

Sipas ministrisë së jashtme izraelite, 33 shtete së shpejti do ndjekin shembullin e SHBA-së dhe se morrën pjesë në inaugurimin e ambasadës amerikane në Jerusalem.

Në vijim është lista e 33 shteteve që morrën pjesë në inaugurim: Shqipëria, Angola, Austria, Kameruni, Kongoja, Republika demokratike e Kongos, Bregu i Fildishtë, Republika Çeke, Republika Domenikane, El Salvador, Etiopia, Gjeorgjia, Guatemala Hondurasi, Hungaria, Kenia, Myanmari, Nigeria, Panama, Peru, Filipinet, Rumania, Ruanda, Serbia, Sudani Jugor, Tajlanda, Maqedonia, Ukraina, Vietnami, Paraguai, Tanzania dhe Zambia.