Integrimi
A kanë nevojë adoleshentët për 9 orë gjumë?
Goxha vështirë për t’u zgjuar ditët a para të mësimit. Shkolla “Glens Falls High School” në vëri të New York-ut ka gjetur një zgjidhje për ta lehtësuar zgjimin nga gjumi të adoleshetëve. Ajo ka vendosur që mësimi të fillojë në orën 8:30, e jo në orën 7:45.
Kolegji Amerikan e ka marrë këtë vendim pas publikimit të studimeve të specialistëve të gjumit, të cilat tregojnë se koha natyrore për të fjetur për adoleshentët sillet rreth orës një të mëngjesit. Nësa ata janë të detyruar të zgjohen herët, atëherë ata kanë net tepër të shkurtra.
Dr. Shelby Harris, specialist i gjumit, tregoi për media se “Tek adoleshentët ritmi circadian ndryshon, melatonina shpërndahet më vonë dhe ora e zgjimit është me e vonshme”.
Drejtori i Kolegjit të Shtetit të New York-ut ka vendosur të falë edhe 45 minuta gjumë në mëngjes për studentët e tij. I pyetur, ai pret shumë nga kjo iniciativë: “Ne shpresojmë se adoleshentët do të flenë më shumë dhe do të jenë më të vetëdijshëm dhe më të kthjellët gjatë mësimit”.
Profesoresha e Universitetit të Shën Lawrence dhe specialiste e gjumit, Pamela Thacher, është treguar shumë e interesuar me eksperimentim e nisur nga shkolla “Glens Falls High School”. Ajo ka filluar një studim për efektet e saj. Ajo është mjaft optimiste për rezultatet e mundshme: “Pritja jonë është që studentët të flenë më shumë. Në studime të tjera, kur studentët kanë kërkuar që të vijnë më vonë në kurs, ata kanë bërë gjumë konsiderueshëm më shumë”.
Megjithatë, mbetën shumë të panjohura në lidhje me këtë çështje. Në të vërtetë, siç e vuri në dukje në një artikull të titulluar nga slate.fr “A kanë nevojë adoleshentët të bëjnë nëntë orë gjumë”, shkencëtarët nuk janë dakord të thonë se adoleshentët kanë nevojë për nëntë orë gjumë. “Nuk mund të pohojmë një gjë të tillë vetëm për shkak se adoleshentët flenë nëntë orë kur i lëmë rehat. Nuk mjafton për të thënë që është gjëja më e mirë për ta, sikurse nuk mund t’i lëmë njerëzit të hanë aq sa duan ata”, argumenton Brian Palmer, i cili ka paraqitur tezën e studiuesve, të cilët nuk besojnë në nevojën për 9 orë gjumë për të rinjtë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës