Shkurt.ch

Jura ndalon solariumin për të miturit

Kjo bëhet për të parandaluar që të rinjtë t`i nënshtrohen rrezeve ultravioletë, pasi që ata janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës

Parlamenti i Kantonit Jura ka marrë vendim për ndryshimin e Ligjit mbi Shëndetësinë. Në kaudër të këtij ndryshimi është edhe ndalimi që u bëhet personave të mitur për të përdorur solariumin për rrezitje artificiale. Për të jetësuar masën e ndalimit, do të merren në përgjegjësi edhe pronarët ose menaxhuesit e solariumeve

Kjo masë duhet të shërbejë për të parandaluar që të rinjtë t`i nënshtrohen rrezeve ultravioletë, pasi që është konstatuar se ata janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës, i cili shkaktohet nga rrezitja.

Ndalimin e solariumit për personat e mitur e ka rekomanduar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë