Shkurt.ch

Një mi paralizon hekurudhën gjermane

Qyteti gjerman Ulm ka qenë mbrëmë në bllokadë totale sa i përket rrjetit hekurudhor. Është ndërprerë lidhja Shtutgard-Ulm dhe lidhje tjera. Një brejtës është “përgjegjës” për këtë bllokadë, e cila në disa lokalitete do të vazhdojë deri në orët e natës.

Miu, i cili ndërkohë e ka paguar me jetë “guximin” e tij, ka shkaktuar qark të shkurtë pasi këputur një linjë të furnizimit me energji elektrike, duke kaluar izolatorin në mes të shtyllës elektrike dhe telave.

Teli kryesor elektrik si pasojë e qarkut të shkurtë ka rënë në binarë dhe kështu një reaksion zinxhiror ka shkaktuar paralizimin e trafikut hekurudhor në këtë pjesë të Gjermanisë.

Edhe regjionet tjera të Gjermanisë dhe pjesërisht edhe të Austrisë kanë vuajtur mbrëmë dhe sot nga kjo bllokadë. Trenat ICE nga Shtugardi në Munih është dashur të marrin një drejtim alternativ për të shmangur zonën e bllokuar, duke bërë kështu që ata të vonohen rreth një orë.