Shkurt.ch

Organet për transplantim, pa pëlqimin e dhuruesve!

Ato do të merreshin në rast se pronarët e tyre nuk janë përcaktuar më parë shprehimisht kundër dhurimit të organeve

Arka shëndetësore Assura kërkon që për marrjen në mënyrë automatike të organeve të njerëzve pas vdekjes së tyre, në rast se ata nuk janë përcaktuar më parë shprehimisht kundër dhurimit të organeve. Me këtë qëndrim Assura  dëshiron të nxisë debat në opinion.

Ajo, me këtë propozim bën një reagim ndaj sondazhit online të bërë nga vetë ajo, në të cilin 96.8 për qind nga 5000 të anketuarit e siguruar janë shprehur në favor të dhurimit të organeve.

Ndërkaq gjendja në realitet është ndryshe. Janë të pakët në Zvicër ata që dhurojnë organet e tyre. Sipas Assura-s kjo gjendje ka të bëjë me praktikën sipas të cilës, për dhënien e organit nevojitet dhënia e pëlqimit eksplicit të dhuruesit.

Prandaj Assura e lanson këtë qëndrim provokues për ta bërë bërë atë temë debati politik. Ajo madje kërcënon edhe me një iniciativë me këtë temë.