Bota
Ky shtet zvogëlon rrogat e deputetëve për 20 %
Parlamenti miratoi ligjin me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan
Parlamenti i Polonisë, i cili dominohet nga Partia “Ligji dhe Drejtësia” ka miratuar një projektligj për uljen e pagave të deputetëve me 20 për qind, pas kritikave publike ndaj shpërblimeve financiare për ministrat.
Parlamenti miratoi ligjin me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan, shkruan “Reuters”.
Ligji do të shkurtojë shpërblimin e deputetëve nga niveli aktual prej 10,000 zloty (2,802 dollarë) në muaj, pasi ish-kryeministri Beata Szydlo vitin e kaluar vendosi të shpërblejë veten dhe ministrat e kabinetit të saj me më shumë se 10 paga mesatare mujore, përcjell albinfo.ch.
Që atëherë, mbështetja për partinë në pushtet është dobësuar, ndikuar kjo edhe nga faktorë të tjerë.
Kreu i partisë “Ligji dhe Drejtësia” Jaroslaw Kaczynski muajin e kaluar u bëri thirrje ministrave të japin shpërblimet e tyre financiare për bamirësi dhe paralajmëroi shkurtimet e pagave për anëtarët e parlamentit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?