Shkurt.ch

Pluhuri i panjohur zbraz qendrën shpërndarëse të postës

Shkak për këtë është bërë paraqitja e një substance të bardhë, të paidentifikuar

Në qendrën shpërndarëse të postës, Mülligen të Schlierenit, kantoni i Cyrihut është bërë mbrëmë një evakuim i të punësuarve. Shkak për këtë është bërë paraqitja e një substance të bardhë, të paidentifikuar, që ka shkaktuar probleme shëndetësore te një numër punëtorësh.

Por, siç ka konstatuar ndërkohë policia, substanca në fjalë ka rezultuar si e parrezikshme. Për këtë arsye, pas evakuimit disa orësh është lejuar hyrja e sërishme e punëtorëve në ndërtesë.

Para ndërtesës së qendrës shpërndarëse janë mobilizuar policia, zjarrfikësit dhe saniteti.

Për shkak të mbylljes së përkohshme të ndërtesës dhe ndërprerjes së punës, do të vonohen dërgesat me A postë në drejtim dhe nga Zvicra lindore dhe në regjionin e Cyrihut, njofton posta.