Integrimi
COOP u kërkon falje shqiptarëve!
Pas reagimit të bërë nga Kuvendi Shqiptar, drejtoria e Coop-it kërkon falje për ofendimin e bërë ndaj klientëve shqiptarë, në Lozanë
Rasti i një afisheje me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve, të vendosur në muajin qershor në një filialë të COOP-it të Lozanës, ka marrë përfunimin e tij të kënaqshëm për palën shqiptare. Në të vërtetë COOP i ka kërkuar falje komunitetit shqiptar për këtë fyerje që është bërë, pa dashje. Kjo ka ardhur pas shqetësimit të shprehur nga konsumatorët shqiptarë dhe pas një reagimi të drejtpërdrejtë që ka bërë Kuvendi Shqiptar.
Lidhur me këtë, Kuvendi Shqiptar ka dërguar një komunikatë shtypi përmes të cilës sqaron rrjedhën që ka marrë zgjidhja e këtij problemi.
“Më 5 qershor 2012 Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar tek drejtoria e Coop-it në lidhje me një afishe që CoopCity Lausanne kishte vendosur më 3 qershor 2012. Reagimi i Kuvendit në këtë rast ka qenë i domosdoshëm, sepse afisheja në fjalë u drejtohej në mënyrë të drejtëpërdrejtë konsumatorëve shqiptarë, në gjuhën shqipe, duke i posositur ata, se çdo produkt i çelur duhet edhe të blihet. Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës konsideroi, që një porosi e tillë jo vetëm që shkakton stigmatizimin e konsumentëve shqiptarë, por paraqet edhe ofendim direkt dhe diskriminim të komunitetit shqiptar në Zvicër. Kuvendi pra i shprehu udhëheqjes së Coop-it habinë dhe shqetësimin e tij në lidhje me këtë afishe, e cila në thelb ishte edhe kundër vlerave të promovuara nga Coop-i, konsumatorë të përditshëm të të cilit janë edhe qindra mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër”, thuhet në komunikatë.
Më tutje “kuvendi kërkoi nga Coop-i një sqarim për rastin si dhe garanci, që një aksion i tillë nuk do të ndodhë më në të ardhmen. Gjithashtu Kuvendi ka kërkuar nga Coop-i që në filialën në fjalë të ngritet një pllakatë tjetër në gjuhën shqipe, pa gabime gjuhësore, me të cilën drejtuesit e filialës do tu kërkonin falje klienteve shqiptarë, vazhdon komunikata.
Në letërpërgjigjen që Kuvendi ka pranuar më 29 gusht 2012, Coop-i konfirmon përmbushjen e të gjitha kërkesave të Kuvendit, ndër të tjera edhe vendosjen e një pllakati të ri me kërkimfalje ndaj klientëve shqiptarë.
Në letrën drejtuar Kuvendit Coop-i precizon se pllakati i 3 qershorit është ngritur si rezultat i një iniciative personale të përfaqësueses së filialës në fjalë. Duke pranuar që vënia e këtij pllakati ka qenë një hap i gabueshëm dhe ka paraqitur ofendim ndaj konsumatorëve shqiptar, Coop-i deklaron se e kupton shqetësimin e Kuvendit, „edhe pse afisheja në fjalë nuk ka patur asnjë qëllim diskriminues apo ofendues“.
Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës shpreh kënaqësinë që Coop-i ka ndarë të njëjtën bindje si Kuvendi, si dhe ka treguar respekt ndaj klientëve të tij shqiptar e ka kërkuar falje për këtë rast të pahijshëm, thuhet në fund të komunikatës.
Lexoni po ashtu shkrimin e albinfo.ch :
Pllakati i Coop-it, nën vëzhgimin e ekspertes
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës