Kosova
Kah po shkon zhvillimi demografik i Kosovës në dekadën e parë te pavarësisë
Kosova para pak kohësh festoi dekadën e parë të pavarësisë. Që nga përfundimi i luftës së vitit 1999, Kosova është ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet, shumica e të cilave jo vetëm që nuk janë zgjidhur, por disa prej tyre vetëm sa janë përkeqësuar siç është rasti me shëndetësinë, arsimin, drejtësinë etj . Në gjendje aspak më të mirë se sferat e lartpërmendura nuk është as situata demografike e Kosovës e cila është edhe temë e këtij shkrimi.
Që në fillim duhet theksuar se si pasojë e problemeve të shumta ekzistenciale, me problemet demografike nuk është marrë asnjë segment i politikës kosovare që nga përfundimi i luftës e deri me sot. Meqenëse në shkencën e demografisë vitet llogariten dekada e dekadat shekuj (për shkak se ndikimet në përmirësimin e gjendjes janë shumë të ngadalta- afatgjate) është koha e fundit që në Kosovë të ndërmerren hapa konkretë në drejtim të përmirësimit të gjendjes në sferën demografike, pasi që zhvillimet demografike janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm edhe të sektorëve tjerë dhe paqëndrueshmëria demografike rrezikohet edhe zhvillimi i qëndrueshëm në përgjithësi në Kosovë.
Sa është i qëndrueshëm zhvillimi demografik i Kosovës në 10 vitet e pavarësisë
Banka Botërore, zhvillimin e qëndrueshëm e definon si: zhvillimi i cili përfshin kalimin e një rezerve të barabartë apo mundësive më të mëdha të kapitalit njerëzor, ekonomik dhe social , tek brezat e ardhshëm. Bazuar në këtë definicion dhe zhvillimet demografike në Kosovë në 10 vitet e pavarësisë mund të konstatojmë se Kosova zhvillimin e vet demografik e ka larg parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Pse?
Lëvizja e numrit të përgjithshëm të popullsisë- regjistrimi i popullsisë 2011 (përkundër mangësive dhe kritikave) për herë të parë tregon për tendencë të rënies të popullsisë së Kosovës për -11.1% krahasuar me vitin 1991. Trend të zvogëlimit popullsia tregon edhe në periudhën pas pavarësisë. Kështu, në periudhën 2008-2016 popullsia e Kosovës ka treguar zvogëlim prej -13.7% ose 283.468 banorë që është pak më shumë se numri i popullsisë së komunave: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Obiliq dhe Drenas ne fillim të 2017 së bashku.
Komponentët e shtimit natyror (lindshmëria dhe vdekshmëria) gjithashtu karakterizohen me zhvillime negative. Kështu në periudhën pas shpalljes së pavarësisë numri i lindjeve është zvogëluar për -32% ose në vitin 2016 në Kosovë janë regjistruar -10983 lindje më pak se në vitin 2008. Për dallim nga lindjet të cilat janë reduktuar për 1/3, numri i vdekjeve ka shënuar trend të rritjes për 26.5%. Kështu në vitin 2016 kemi 1814 vdekje më shumë se në vitin 2008.
Në të njëjtën periudhë shtimi natyror i popullsisë gati është përgjysmuar me zvogëlim për -45.8%. Në vitin 2016, Kosova kishte shtim natyror më të ulët për -12626 persona se sa në vitin 2008. Kështu në periudhën 2008-2016, në Kosovë lindshmëria ka treguar tendencë të rënies nga 16.6 në 13.1‰, vdekshmëria është rritur nga 3.3 në 4.8‰, ndërsa shtim natyror ka treguar rëni nga 13.3 në 8.3%.
Ulja e lindjeve, emigrimet selektive (grupmoshat e reja) së bashku me rritjen e jetëgjatësisë janë faktorët kryesorë që çojnë drejt plakjes së popullsisë, problem me të cilin pritet që Kosova do të përballet së shpejti prandaj është e domosdoshme që masat për tu përballur me këtë fenomen duhet të ndërmerren që tani.
Edhe në sferën e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve tendencat ishin negative. Kështu, numri i kurorëzimeve ka treguar rënie -9.4% (1676 raste më pak) ndërsa numri i shkurorëzimeve është rritur për 23.6% ose për 242 raste më shumë.
Një nga strukturat më të rëndësishme të popullsisë e cila tregon për të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen e zhvillimeve demografike të një vendi është struktura e popullsisë sipas moshës e cila gjithashtu karakterizohet me zhvillime negativ – tendencë të shpejt të rritjes së grupmoshave të vjetra (mbi 60 vjet) dhe zvogëlim të grupmoshave të reja ( 0-19 vjet).
Në regjistrimiin e popullsisë 2011, grup moshat të reja (0-19 vjet) përbënte 38.1%, ndërsa popullsia e vjetër (mbi 60 vjet) përbente 9.6% të popullsisë së përgjithshme. Sipas rezultateve të prezantuara, popullsia e Kosovës ne vitin 2011 i takonte grupit të popullatave në prag të moshimit demografik.
Në raport me vitin 2011, në vitin 2017 grup moshat e reja kanë zvogëluar pjesëmarrjen në 34.6% ndërsa grupmoshat e vjetra kishin rritur pjesëmarrjen në 11.8% që tregon se Kosova po ecën shpejt drejt moshimit demografik. Rritja e popullsisë sipas grupmoshav gjithashtu tregon se procesi i plakjes së popullsia në Kosovë ka marr përmasa shqetësuese Në periudhën e njëjtë gupmoshat e reja kanë treguar trend të uljes për -7.3%, ndërsa grupmoshat e vjetra janë rritur për 24.2%.
Sa u përket perkusioneve demografike të moshnimit të popullsisë në radhë të par ndikojnë në: zvogëlimin e shkallës së rritjes së popullsisë, në nivelin e natalitetit (me zvogëlimin e kontingjentit fertil që nënkupton zvogëlimin e shkallës së lindshmërisë), në rritjen e shkallës të mortalitetit , në lëvizjet migruese, në përkeqësimin e më tejmë ne strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë etj
Ne aspektin socio-ekonomik perkusionet negative të moshnimit të popullsisë shprehen përmes zvogëlimit të kontingjentit të popullsisë shkollore, të numrit të popullsisë së moshës së punës, në nivelin e aktivitetit ekonomik, plakjen e fuqisë punëtore (zvogëlimi i produktivitetit), rritjen e presionit në fondet personale, shëndetësore etj
Migrimet e popullsisë- Kosova gjatë gjithë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore por edhe më herët ishte vend tipik emigrues. Fatkeqësisht, si pasojë e situatës së rëndë ekonomike dhe pa perspektivës, Kosova edhe 19 vjet pas çlirimit ballafaqohet me emigrime të cilat ne intensitet kane shënuar rritje me kalimin e viteve.
Në periudhën 8 vjeçare (2000-2008), nga Kosova drejt vendeve tjera evropiane kanë emigruar në mes 10 dhe 15 mijë persona brenda vitit, ndërsa në periudhën 2008-2010 emigracion vjetor ishte mesatarisht 12600 persona.
Në gjashtë vitet e fundit 2011-2016 trendi i emigrimeve ka pasur një rritje të vazhdueshme për të arritur kulminacionin në vitin 2014- 2016, kur nga Kosova vetëm gjatë këtyre tri viteve kanë emigruan rreth 145 mijë persona. Fakti se një numër kosovarësh në zyrat e emigracionit paraqiten me dokumente të shteteve tjera, ndërsa një numër qëndron ilegalisht në vendet evropiane atëherë mund të konstatohet se numri emigrantëve është edhe më i lartë.
Gjendja sa i përket emigrimeve mundë edhe të përkeqësohet edhe më tepër me rastin e liberalizimit të vizave dhe bashkimit të Kosovës ne EU e cila mundë të nxis valë në rritje të emigrimeve duke pasur parasysh faktin se Kosova ngel prapa vendeve të EU në sferën ekonomike ndërsa faktorët kryesor të emigrimeve janë pikërisht faktorët ekonomik.
Ndikimi i zhvillimeve demografike në sistemin arsimor
Trendët negative ne zhvillimet demografike ne 10 vjet te pavarësisë se Kosovës pa dyshim qe janë përcjell me pasoja negative edhe ne sferat tjera te jetës duke përfshirë këtu edhe sistemin arsimor.
Ndikimin e trendit demografik në sistemin arsimor në Kosovë më së miri e tregoj të dhënat për zvogëlimin e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe i mesëm te ulet ne periudhën 2008-2017 për -70451 nxënës ose për -21.7%. Nëse mesatarja e nxënësve për një shkollë ne vitin 2016 ishte 253 nxënës atëherë del se ne vitin 2016 Kosova kishte 279 shkolla me pak se ne viti 2008 ndërsa numri i paraleleve ishte me i vogël për 3708 duke llogaritur mesataren e nxënësve prej 19 nxënësve për paralele sa ishte ne vitin 2017.
Statistika edhe me shqetësuese janë ato te numrit te nxënësve te regjistruar ne klasën e pare ne vitin 2016 ne raport me vitin 2008. Kështu, ne këtë periudhë numri i nxënësve ne klasë te pare është zvogëluar për -11169 (-29.3%) nxënës ose çdo vit ne Kosove numri i nxënësve te regjistruar ne klasë te par ka qe me i vogël për -1400 nxënës. Kosova ne vitin 2017 kishte 588 klasë te para me pak se ne vitin 2008 (19 nxënës për paralele).
Edhe pse ne arsimin e mesëm të lart ndikimi i zhvillimeve negative pritej te shfaqej me vone megjithatë nga viti shkollor 2011/2012 edhe ky nivel i shkollimit karakterizohet trendë negative me zvogëlim te numrit te nxënësve për rreth 20 mijë.
Ne këtë katrahurë statistikore te arsimit ne Kosovë “inkurajuese” janë statistika e arsimit te lart kur ne përudhën 2008-2017, numri i studentëve është 5 fushuar nga afër 26 mijë (2008) ne 124 mijë (2017), ne radhë te par si pasoj e shndërrimit edhe te fshatrave ne “qendra universitare”. Këtu gjithsesi duhet përmendur “vitet e arta” 2014/2015 dhe 2015/2016 kur numri i studenteve u dyfishua nga rreth 60 mijë ne mbi 120 mijë qe pa dyshim do te na e kenë pasur lakmi edhe vendet me traditë qindvjeçare te zhvillimit te arsimit universitar.
Sistemi arsimor i Kosovës në të ardhmen do të ballafaqohet me sfida edhe më serioze për shkak të tendencave të pavolitshme demografike të cilat në radhë të parë (sot) kanë goditur zonat kodrinore – malor, ndërsa në të ardhmen pritet të zgjerohen me zgjerimin e procesit të depopullimit.
Bazuar në definicionin e Banka Botërore mund të përfundojmë se Kosova zhvillimin e vetë demografik e ka larg parimeve të zhvillimit te qëndrueshëm. Prandaj është koha e fundit që institucionet e Kosovës të orientohen në masa të politikave popullatave të cilat sigurojnë zhvillim te qëndrueshëm demografik para se të ballafaqohemi me probleme të cilat janë prezentë në të gjitha vendet e Ballkanit edhe më gjerë.
Përderisa shumë vende te Ballkanit dhe Evropës zgjidhjen e problemeve demografike e shohin në pranimin e emigrantëve nga vendet tjera, Kosova nuk mund të llogaris në këtë komponentë meqenëse Kosova gjatë gjithë historisë së zhvillimit të sajë ishte vend tipik emigrues.
Për shmangen e pasojave negative nga zhvillimet demografike në Kosovë është e nevojshme ruajtjen e gjendjes së tanishme dhe ndërmarrja e masave në : a) ruajtjen e nivelit të lindshmërisë në gjendjen e tanishme dhe ndalimin e rënës së më tej të tij, b) përgatitje të strategjive sektoriale (lindshmërisë, punësimit etj.) dhe c) punësimi i të rinjve në mënyrë që të ndalohen emigrimet nga Kosova. Në të kundërtën çdo vonës në këtë drejtim do të përcjellën me efekte negative edhe ne zhvillimet në sferat tjera të jetës duke rrezikuar qëndrueshmëri në sistemin arsimor, ekonomik, shëndetësor, politik etj., deri te ekzistenca e qenies kombëtare.
*Autori është doktor i shkencave të gjeografisë- demografisë
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha