Bota
30 mijë dollarë, nëse dëshironi emër unikat për fëmijën tuaj
Një ekip prej 12 ekspertësh për zgjedhjen e emrave, të cilët e udhëheqin ndërmarrjen zvicerane «Erfolgswelle», janë të angazhuar në krijimin e një emri origjinal për fëmijën tuaj, shkruan albinfo.ch.
Sot duket se janë duke u praktikuar emra të veçantë të fëmijëve. John, James dhe Emma në Amerikë janë zëvendësuar nga shumë emra të pazakont.
Aktorja Gwyneth Paltrow zgjodhi emrat Apple dhe Mus, këngëtarja Beyonce zgjodhi Blue Ivy, Rumi dhe Sir Carter për fëmijët e saj dhe Kim Kardashian i quajti fëmijët: Nort, Sainte dhe Çikago.
Por, nëse asnjëri nga këto emra nuk është mjaft i mirë për prindërit dhe nëse duan diçka të veçantë, atëherë ata i kontaktojnë ekspertët e kompanisë, të cilët mund t’i ndihmojnë ata me zgjedhjen, duke u ofruar atyre një emër të veçantë për foshnjën e tyre, që kushton nga 21,000 deri 30,000 dollarë.
“Zgjedhja e emrave shpesh bën tension mes partnerëve dhe këtu mund të ndihmojmë vërtet”, tha themeluesi i kompanisë, Mark Hauser, përcjell albinfo.ch.
Ai ka mbledhur 12 ekspertë dhe historianë, detyra e të cilëve është të kontrollojnë bazën e të dhënave të pafundme për të siguruar që emri që ata kanë caktuar nuk është përdorur ende.
Ata marrin parasysh karakteristikat kulturore dhe kombësinë e prindërve dhe duhet të jenë të sigurt se emri nuk ka kuptim të dyfishtë ose një konotacion negativ në 12 gjuhët më popullore.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?