Bota

Malejzi: Në moshën 92 vjeçare Muhamed rikthehet në detyrën e kryeministrit

Përherë të parë që pas pavarësisë nga Britania e Madhe në Malejzi ka fituar zgjedhjet opozita. Ish kryeministri karizmatik Mahathir Muhamed feston rikthimin e tij, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Tashmë zyrtarisht kryeministri më i vjetër në botë është Mahathir Muhamed, 92 vjeç, pasi Komisioni Zgjedhor njoftoi se opozita deri tani ka fituar 112 vende në parlament kundrejt 76 të koalicionit Kombëtar Barisan (BN) që udhëheq vendin aziatik prej më shumë se 60 vitesh.
Muhamed edhe pse në pension, madje në një moshë ekstreme, u rikthye për të konkuruar kundër kryeministrit Najib Razak, i cili është i përfshirë në një skandal të madh korrupsioni.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por ne duam të rivendosim sundimin e ligjit”, tha Mahathir.