Shëndetësi

Shkencëtarët porosisin: Nuk ka jetë pas vdekjes

"Për të qenë një jetë e përtejme, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik. Por në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh"

Shkenca ka kohë që nuk e njeh si të mirëqenë “jetën pas vdekjes”. Mirëpo, një shkencëtar së fundi ka folur në mënyrë më të shkoqur për jetën e përtejme, duke thënë se duhet të vazhdojmë jetën tonë në këtë planet, pasi ajo mbyllet këtu.

Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, është shprehur se ligjet e fizikës që rendojnë në jetën e përditshme kuptohen plotësisht, shkruan indeksoline.net.

Ai shpjegoi se për të qenë një jetë e përtejme, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik. Por në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh.

“Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pasi trupat tanë të vdesin dhe të kalojnë në atome përbërëse të tyre përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme, dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve për të lejuar që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim”, shtoi Dr Carroll.