Futboll
Futbollisti shqiptar shënon për Zvicrën U-17

Kombëtarja e Zvicrës U17 ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër fazës përfundimtare të Kampionatit Evropian që po mbahet në Angli, nga data 4-20 maj i këtij viti.
Në ndeshjen e dytë të grupit, në të cilin bëjnë pjesë edhe nikoqiri Anglia, Italia dhe Izraeli, Zvicra ka mposhtur këtë të fundit me rezultat të thellë 3:0. Golat për helvetët i shënuan Mambimbi në minutat 10 e 38, si dhe futbollisti zviceran me rrënjë shqiptare, Tician Tushi në minutën 47.
Ndeshjen e parë kundër italianëve, Zvicra e humbi me rezultat 2:0 dhe pas dy xhirove të luajtura, ndan vendin e dytë me Italinë me nga tre pikë.
Për momentin Anglia është lider i tabelës me dy ndeshje të fituara me rezultat identik 2:1, ndaj Italisë dhe Izraelit.
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve Këtë vit, Pashkët do të jenë sërish një provë durimi për shumë drejtues automjetesh. Ndikimi më...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)
-
Cilat pjesë të Zvicrës ndalohen të ndërtojnë shtëpi të dyta?
-
Pse primet zvicerane të sigurimit shëndetësor në Zug janë vendosur të bien ndjeshëm?