Jeta në Zvicër
Niveli i lindjeve të kosovarëve të gjeneratës së dytë do të jetë sa mesatarja e Zvicrës
Niveli i lindjeve në vitin 2017 ishte më i larti në 25 vitet e fundit në Zvicër. Veçanërisht një boom lindjesh vërehet në qytetet zvicerane, shkruan blick.ch.
Për krahasim nga 2001 Cyrihu ka rritje të lindjeve për 56 për qind, Berna për 50 për qind, Baseli për 40 përqind dhe Luzerni për rreth 30 për qind. Në gjithë Zvicrën rritja është 21.5 për qind.
Interesante se në Cyrih ka pasur 5208 foshnja të lindura në 2016, ndërsa në 2001 ishin vetëm 3325 të tilla. Çfarë dikur ishte e pamundur, sot qytetet kanë lindje më të mëdha sesa vendet rurale.
Zviceranët ndjekin politikën e dy fëmijëve
Tashmë është trend shoqëror që personat krijojnë familje. Pak zviceranë mbesin pa fëmijë. Në vitet 90-të rreth 40 përqind e grave me arsim të lartë mbeteshin pa fëmijë, ndërsa sot kjo është 25 përqind. Akoma më shumë: çdo e treta zvicerane bëhet nënë në moshën 34 vjeçare.
Eksperti François Höpflinger (70) thekson se ky trend është mirë për ekonominë vendase. Ndërsa në pyetjen se nëse rritja e lindjeve është në proporcion të drejtë me emigrantët, ai përgjigjet:
“Vetëm pak. Në përgjithësi ka më shumë lindje nga emigrantët. Në qytete ka më shumë persona nga hapësirat e BE. Por niveli i lindjeve te kosovarët dhe afrikanoveriorët do jetë sa i atyre të zviceranëve në gjeneratën e dytë.”
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik