Shkurt.ch
Ambasada e Zvicrës në Romë, cak i hakmarrjes anarkiste
Bomba ka qenë një "akcion ndëshkimi" për arrestimin e tre anarkistëve në prill të këtij viti në kantonin e Cyrihut
Pakot me bomba që shpërthyen para dy ditësh në Ambasadën e Zvicrës dhe në atë të Kilit në Romë, nuk kanë qenë të rastësishme. Sipas vlerësimit të Ministrisë së Brendshme të Italisë, Zvicra dhe Kili ishin caqe të qëllimshme për sulmuesit. Këtë qëndrim e mban edhe ambasadori I Zvicrës në Itali, Bernardino Regazzoni.
Bomba e dërguar në adresën e Ambasadës së Zvicrës ka qenë një “akcion ndëshkimi” për arrestimin e tre anarkistëve në prill të këtij viti në kantonin e Cyrihut.
Këtë e ka konfirmuar një funksionar i lartë Italian për gazetën “Il Giornale”.
Ndërkaq, Ambasada e Kilit mendohet të ketë shërbyer si cak sulmi për arsyen se në Kil, në vitin 2009 ka humbur jetën një anarkist pasi që masa shpërthyese që po e bartte në çantë i kishte eksploduar para kohe.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha