Lajme
Grubi: Lulzim Basha nuk ka qenë në shtëpinë e verdhë
"Mediat, KE dhe institucionet tjera nuk përfillin faktin që Tribunali i Hagës nuk gjeti asnjë dëshmi" ka thënë Artan Grubi
Artan Grubi, udhëheqës i organizatës “Zgjohu” doli sot me deklaratë në të cilën tregon se ka qenë ai shqiptari i vetëm që ka pasur mundësinë për të parë Shtëpinë e Verdhë, bashkë me një ekip të Hagës.
“Në javën e parë të muajit shkurt të vitit 2004, i ngarkuar me detyrë nga Tribunali i Hagës mora rrugën për në Shqipëri, bashkë me një roje nga Finlanda, me dy vetura diplomatike. Atje u takuam me shefin tonë, hetuesin e Tribunalit të Hagës i cili kishte arritur me aeroplan. Pastaj, në hotel u takuam me ekipin e mjekëve ligjorë të UNMIK-ut që udhëhiqej nga Jose Pablo Barybar. Më pas morëm rrugën për fshatin Gurrë ku gjetëm të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” dhe vijuan hetimet gjatë gjithë ditës.”, ka thënë Grubi në një konferencë për shtyp.
Ai ka thënë se është absolutisht e pavërtetë se Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka qenë në fillim të shkurtit të vitit 2004 në fshatin Gurrë, duke qenë vetë Grubi i vetmi shqiptar, shoqërues i ekipit zyrtar të Tribunalit dhe UNMIKut.
“Aty ishin edhe familjarët e shtëpisë dhe prokurori shqiptar bashkë me shoqëruesit e tij. Po reagoj sot para jush duke parë që e gjithë kjo fushatë ka filluar me të pavërteta dhe duke parë që mediat, Këshilli i Evropës dhe institucionet tjera nuk përfillin faktin që ky hetim nga ana e Tribunalit të Hagës nuk gjeti asnjë dëshmi dhe rrjedhimisht nga mungesa e provave dhe dëshmitarëve nuk mund të ndërtohet rast siç ka cekur edhe vet kryehetuesi i Tribunalit për këtë rast në Maj të këtij viti për BBC-në. Edhe hetimet tjera, siç u raportua, përfunduan me të njëjtin rezultat”, ka thënë Grubi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih