Bota
Cilat shtete shpenzojnë më shumë në ushtri?
SHBA, Kina dhe Arabia Saudite janë në krye të listës së shteteve që shpenzojnë më shumë para për ushtrinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e shteteve që kanë investuar më shumë për ushtrinë, me 610 miliardë dollarë, shpenzime ushtarake, gjatë vitit 2017 ose 35 përqind e shpenzimve të përgjithshme botërore ose kjo shumë është thuajse e barabartë me shpenzimet ushtarake të 9 shteteve të tjera, që plotësojnë dhjetëshen e parë të shteteve më “dorëlëshuara”, ndaj përforcimit të ushtrisë.
Instituti suedez i kërkimeve Sipri ka thënë se shpenzimet në 2017 janë më të larta që nga fundi i Luftës së Ftohtë me $1.739 trilionë.
Kina është vendi i dytë me shpenzime të përgjithshme prej $228 miliardë, në vendin e tretë Arabia Saudite ka zëvendësuar Rusinë me $69.4 miliardë.
Shpenzimet ruse janë zvogëluar me 20 përqind këtë vit në $66.3 miliardë dollarë. Kjo është ulja e parë prej 1998.
India ka zëvendësuar Francën në vendin e pestë me $64 miliardë, ndërsa nga vendi i gjashtë deri te vendi i dhjetë lista është si vijon: Franca ($57.8), Britania e Madhe ($47.2), Japonia ($45.4bn), Gjermania ($44.3bn) dhe Korea e Jugut ($39.2bn).
Sa i takon vendeve që shpenzojnë më tepër në bazë të përqindjes, në Top 10 vendosen shtatë shtetet e Lindjes së Mesme. Omani (12 përqind të PBB), Arabia Saudite (10 përqind), Kuvajti (5.8), Jordania (4.8), Izraeli (4.7), Libani (4.5) dhe Bahreini (4.1).
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik