Bota

Tërmet prej 5.3 shkallës në Iran

Një tërmet prej 5.3 ballësh sipas shkallës rihter ka goditur qytetin jugperëndimor iranian Sisakht, pjesë e provincës Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad.

Në një deklaratë nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit thuhet se tërmeti me epiqendër në qytetin Sisakht ka ndodhur në ora 08:38 sipas orës lokale dhe është regjistruar në thellësi prej 8 kilometrash.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë lidhur me viktima eventuale apo dëme materiale.