Shkurt.ch
Pritet ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e Viganit
Kurdi me prejardhje nga Iraku, 21-vjeçari Shivan Mohammed, i dyshuar për vrasjen e Vigan Morinës, të kryer më 15 korrik, do të ekstradohet së shpejti nga Norvegjia në Zvicër. Kjo do të mund të ndodhë brenda dy javëve të ardhshme, shkruajnë mediet zvicerane.
Avokati i Shivan ka deklaruar për mediet e këtushme se kërkesa për ekstradim tashmë ka ardhur. Ai ka shtuar se klienti i tij nuk do të ushtrojë ankesë kundër ekstradimit në Zvicër.
Shivan është kapur në një qytet të Norvegjisë jugore, dy javë pas vrasjes së kryer në Cyrih. Siç është shkruar gjerësisht në mediet e ndryshme dhe në albinfo.ch, Shivan, ditën pas vrasjes, ka udhëtuar për në Norvegji, ku është gjetur dhe është arrestuar dy javë më vonë.
Rrjedha e saktë e krimit të bërë mëngjesin e hershëm të 15 korrikut ende mbetet e paqartë. Por, ajo që dihet është se pas një zënke të zhvilluar në lokalin e njohur të argëtimit Kaufleute, vëllezërit Morina dhe i dyshuari i mëvonshëm për vrasje janë nxjerrë jashtë lokalit. Vetëm pak më vonë ka ndodhur vrasja me thikë e Viganit dhe plagosja e rëndë e vëllait të tij, Visar Morinës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë