Bota

Në Stokholm mbahet festivali i njohur i lëshimit të lopëve

Më shumë se 1 mijë njerëz ishin mbledhur për të parë lopët e lumtura, teksa patën mundësi për herë të parë të largohen nga stallat shkaku i dimrit.

Lopët soditën fushat e gjelbra të një ferme në Stokholm, pas shumë muajsh. Ngjarja vjetore e lëshimit të lopëve, siç quhet, është traditë mes fermerëve suedezë tashmë shumë vjet. Dhe, në shumicën e rasteve u jep mundësi vizitorëve të shohin lopë mbi të gjitha, por edhe mjeljen e tyre.

Kompania vendore, Arla, për këtë manifestim kishte qerasur më shumë se 1200 vizitorë me qumësht dhe petulla me kanellë. Shumica prej tyre ishin fëmijë.

Fermerja Elin Rydstrom, e cila udhëheq njërën prej fermave, e kishte hapur derën e stallës në mesditë dhe lopët vrapuan drejt barit.