Bota
OBSH: 7 milionë të vdekur në vit nga ndotja e ajrit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se nga ndotja e ajrit 7 milionë njerëz vdesin çdo ditë, pothuajse shumica prej tyre në shtete të varfra në Azi dhe Afrikë dhe se 9 në çdo 10 persona në planet, thithin ajër të ndotur.
Sipas këtij institucioni shëndetësor, rreth një e katërta e vdekjeve ndodhin nga sëmundjet e zemrës, sulmet dhe kanceri në mushkëri, e që të gjitha i atribuohen ajrit të papastër, përcjell albinfo.ch.
Këto shifra mbeten të pandryshuara viteve të fundit derisa niveli i ndotjes së ajrit globalisht mbetet i lartë dhe i pandryshueshëm, derisa veç e veç në shtete shifrat janë, po ashtu, alarmante, sidomos në ato të varfra.
Në këto vende banorët ende përdorin qymyr për ngrohje apo gaz e rrymë. Gratë e fëmijët janë më së shumti të rrezikuar, pohon OBSH-ja. Raporti i OBSH-së është përpiluar me të dhënat e marra nga sateliti në më shumë se 4300 qytete. E, në tetor kjo organizatë planifikon të mbajë konferencën e parë për ndotjen e ajrit dhe shëndetin për të përshpejtuar ndryshimet në nivel global.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik