Lifestyle
Unikkatil “dogji” mbrëmë Zvicrën
Reperi shqiptar Unikkatil, ka mbajtur mbrëmë koncertin e shumëpritur në Zvicër
Të shtunën, më 28 prill, salla e rezervuar në Dübendorf të Cyrihut ishte rezervuar për koncertin e njërit prej artistëve më të pëlqyer të hip hopit shqiptar.
Mijëra të pranishëm nga Zvicra dhe diaspora shqiptare ishin mbledhur për ta shijuar përformancën dhe dëgjuar hitet e reperit që jeton në Amerikë, Viktor Palokajt i njohur si Rebel a.k.a Unikkatil.
Albinfo.ch mëson se edhe përkundër çmimeve të shtrenjta të biletave, dashuria për ta parë “live” Unikkatilin ka qenë masive.
Koncertit i ka paraprirë disa këngëtarë nga grupi i labelit “The Bloody Alboz”.
Unikkatili ka përformuar këngët e tij më të dashura të cilat bashkë më të i këndonte edhe gjithë publiku, përcjell albinfo.ch.
Se si ishte atmosfera dhe çfarë dashurie ka publiku për këtë këngëtar, e tregon më së miri vet shpërndarja e videove dhe fotografive të shumta të koncertit të cilat adhuruesit e tij i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Koncertin dhe ardhjen e Unikkatilit në Zvicër, e mundësoi diskoteka “Avalon Club”.
https://www.facebook.com/avalonclub.ch/videos/1898927300140789/?hc_ref=ARQPj5YsBsf6yFHwhDmloIBCZCVGwZCXkveE6aYEuhll_cVo7TzXhfWYVrUHJ5I_mL4
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve