Shkurt.ch
Më pak pasaporta zvicerane për të huajt
Numri i të huajve që u pajisen me pasaporta zvicerane ka shënuar rënie me gati një të tretën në tremujorin e parë të këtij viti. Nga janari deri në mars 2018, 7098 persona morën pasaportën zvicerane, 3080 më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Arsyeja për rënien është e paqartë, përcjell albinfo.ch.
Natyralizimet e zakonshme (-31,5 për qind), dhe natyralizimet e lehtësuara (-26,6 për qind) kanë shënuar rënie në tre muajt e parë të këtij viti a, siç bëjnë të ditur statistikat për të huaj të Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), shkruan albinfo.ch.
Sidomos rënia ishte e theksuar në mesin e italianëve (-51.1 për qind) dhe portugezëve (-48.3 për qind). Por edhe në mesin e francezëve (-34.2 për qind), spanjollët (-29.6 për qind). Dëshira për shtetësinë zvicerane ishte më pak e theksuar sesa një vit më parë.
Deri më tani, ekspertët në Sekretariatit Shtetëror për Migrim nuk kanë dhënë ende një “shpjegim të saktë” për këto lëvizje. Megjithatë, ata supozojnë se kjo lëvizje është e përkohshme dhe nuk korrespondon me një prirje të përgjithshme. Sidoqoftë, numri i kërkesave është rritur ndjeshëm përsëri këtë vit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik