Bota

Merkel dhe Trump, bisedojnë për tema të vështira

Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë. Në agjendë qëndrojnë tema që kanë cenuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike

Urime, puthje, shtrëngim duarsh – Trump megjithë diferencat në qëndrime me kancelaren Angela Merkel, u tregua mjaft i përzemërt në Shtëpinë e Bardhë. Temat e bisedimeve nuk ishin të lehta.

“Ajo është një grua e jashtëzakonshme”, tha Trump dhe është nder ta kesh atë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas një takimi mjaft të përzemërt para gazetarëve, ku Merkel e falënderoi presidentin amerikan për urimet për krijimin e qeverisë dhe mikpritjen, Trump dhe Merkel u tërhoqën për bisedime kokë më kokë, shkruan “DW”.

Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë. Në agjendë qëndrojnë tema që kanë cenuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike. Politika tregtare dhe qëndrimet unilaterale të Trumpit, kërcënimi i doganave ndëshkuese për aluminin dhe çelikun, përcjell albinfo.ch.

Marrëveshja atomike me Iranin, që ende qëndron me pikëpyetje nëse Trump do ta zgjasë më 12 maj.

Megjithë miqësinë gjermano-amerikane temat përmbajnë mjaft lëndë shpërthyese për të dëmtuar këto marrëdhënie.

Për Merkelin kjo vizitë është e rëndësishme, sepse së fundmi ishin shfaqur mjaft dyshime për marrëdhënien mes Gjermanisë dhe SHBA-së.

Në Gjermani ndiqet me shqetësim qëndrimi i Trumpit që duket se sheh politikën botërore si një marrëdhënie “të gjithë kundër të gjithëve” ku ka humbës ose fitues.