Shkurt.ch

Tre të burgosur ikin përmes shtepisë fqinje

Të dielën, dy serbë dhe një slloven, të moshës ndërmjet 33 dhe 37 vjeç, të dyshuar për grabitje dhe trafik droge ikin nga burgu i Baselit

Të hënën, të burgosurit e arratisur ishin ende në kërkim të policisë. Bëhet fjalë për dy serbë dhe një slloven, të moshës ndërmjet 33 dhe 37 vjeç, janë të dyshuar për grabitje dhe trafik droge.

Të kërkuarit kanë ikur në mesditë duke depërtuar brenda një kanali kullues që ndodhej në dhomën e lavatriçës së burgut, ka bërë të ditur për media një zëdhënës i Drejtorisë së Sigurimit të hënën në mëngjes.

Prej aty ata kanë arritur gjerë tek muri i një shtëpie fqinje të cilin e kanë thyer për të dalë në rrugë.

Kjo arratisje shënon rastin e tetë në burgun Waaghof prej vitit 1995. Gjithsej 12 persona kanë arritur të ikin nga ky i fundit. Në katër rastet e para, të arratisurit ishin kapur shpejt nga policia.