Bota
Takim historik mes dy Koreve: Kim Jong Un takohet me Moon Jae
Është një takim historik mes dy presidentëve të një kombi. Diktatori Kim Jong Un përherë të parë viziton Korenë Jugore, ku është takuar me kolegun e tij jugor Moon Jae, informon albinfo.ch.
Ky është takimi i parë në rang presidentësh mes të dy Koreve.
Në një moment plot simbolikë, lideri koreanojugor Moon Jae dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut. Ndryshimi i situatës është kolosal, pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, ndërsa tani ata mund të diskutojnë paqen dhe armët bërthamore. Sipas mediave kineze, kjo kthesë e lidershipit koreanoverior ka ndodhur si pasojë e një dëmtimi masiv të malit ku kryheshin testet bërthamore të saj dhe ku gjatë shtatorit 2017 vdiqën rreth 200 persona.
Tema kryesore e bisedimeve është hapja e vendit komunsit, ndërsa si këmbim ajo do shmangë testet bërthamore dhe furnizimet me uranium.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik