Literaturë
Në Vjenë mbahet “Mbrëmje e Letërsisë shqiptare në Diasporë”
Të pranishmit i përshëndeti Arno Riedel, ish-ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, aktualisht funksionar i lartë në Ministrinë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ambasadës së Vjenës organizoi “Mbrëmje të Letërsisë shqiptare në Diasporë”.
Në fjalën e përshëndetjes, ambasadori Roland Bimo ndër të tjera vuri në dukje kontributin e ndjeshëm të krijimtarisë artistike në Diasporë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në të njëjtën kohë në shkallën e lartë të integrimit të diasporës shqiptare në shoqërinë austriake.
Të pranishmit i përshëndeti Arno Riedel, ish-ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, aktualisht funksionar i lartë në Ministrinë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, shkruan “ATSH”.
Nderuan me pjesëmarrjen dhe prezantimet e tyre, Prof. Marianne Gruber, Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë, Dr. Helmuth A. Niederle, Kryetar i PEN Klubit të Austrisë, përcjell albinfo.ch.
Autorët Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Anton Marku prezantuan botimet dhe krijimtarinë e tyre letrare në shqip dhe gjermanisht. Pjesë nga shkrimet e tyre u interpretuan me nivel profesional nga Kaltrina Durmishi, moderatore e mbrëmjes dhe Zj. Zyberi.
Albanologu dhe shkrimtari Dr. Kurt Gostentschnigg mbajti referatin: “Studentët shqiptarë të Austrisë në periudhën midis të dy Luftërave”.
Në mbrëmje morën pjesë artdashës nga komuniteti shqiptar dhe miq austriakë. Ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe Ambasadori Zef Mazi dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë, Reinhard Gnilsen.
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë sipas Këshillit...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
Jeta në Zvicër
-
Plani i ri për pushim të zgjatur prindëror në Zvicër Zvicra duhet të prezantojë gjithsej 36 javë pushim prindëror pas lindjes së një fëmije – domethënë...
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane