Shkurt.ch

Temperatura të larta në Zvicër

Nata në mes të të dielës dhe të hënës ka qenë një natë tropike. Ngrohtësia e akumuluar gjatë ditës paraprake nuk ka shënuar rënie të madhe as gjatë natës.

Kështu, në St.Gallen, në lartësinë mbidetare 780 metra, temperatura më e ulët e shënuar gjatë natës ka qenë 22 gradë. Ndërkaq, në orën 7 të mëngjesit ajo është ngritur në 25 gradë. Edhe në Pully, të Lozanës, në Liqenin e Lemanit, në Bazel , Lugano dhe Zurichberg temperaturat gjatë gjithë natës nuk kanë rënë më poshtë se 20 gradë.

Vetëm në Zvicrën qendrore ne mëngjesin e të hënës temperaturat më të ulëta që janë regjistruar kanë qenë 17 deri 19 gradë.