Sporte Luftarake
Dy xhudistet kosovare, në gjysmëfinale të Evropianit
Dy xhudistet e Përfaqësueses së Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale të Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Izrael. Nora Gjakova në rrethin e parë mposhti xhudisten nga Azerbajxhani, Ichinkhorloo Munkhtsedev, në kategorinë deri ne 57 kilogramë.
Ndërsa, në atë të dytë ishte më e mirë se britanikja Acelya Toprak, të cilën e mposhti me Ippon. Në çerekfinale xhudistja pejane e mposhti me ippon xhudisten Telma Monterio, duke siguruar gjysmëfinalen, ku më pas mundi hungarezen Rekka Pupp, e cila u suspendua për shkak të tri vërejtjeve. Distria ishte duke fituar edhe para pezullimit të kundërshtares. Distria rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin me ippon mposhti xhudistin polake, Karolina Pienkoewska, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha