Shkurt.ch

Gjendet shëndosh e mirë Daniela Gjokaj

Shqiptarja 14 vjeçe nga Kosova Daniela Gjokaj ishte parë për herë të fundit në stacionin hekurudhor të Zofingenit

Që nga dita e enjte e javës së kaluar, në kantonin Argau është konsideruar e humbur vajza 14 vjeçe, shqiptarja nga Kosova Daniela Gjokaj. Kjo shtetase kosovare ishte parë për herë të fundit në stacionin hekurudhor të Zofingenit.

Tri ditë më vonë, të dielen ajo është gjetur shëndosh e mirë në stacionin e trenit në Lucern.

Policia e kishte shpallur vajzën në kërkim kështu që nga dita e humbjes së saj kishin ardhur shumë njoftime mbi vendndodhjen e saj, që kishin lehtësuar gjetjen.

Policia nuk jep të dhëna tjera lidhur me motivindhe rrethanat e zhdukjes së vajzës.