Shkurt.ch

Kuvendi Shqiptar në Zvicër uron për Fitër Bajram

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës uron të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram. Kuvendi shpreh dëshirat më të mira për ju dhe familjet e tuaja, duke uruar të keni begati dhe mbarësi ne rrethin e tuaj!

Shpresojmë se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’u sjellë  të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe bashkimit me njëri-tjetrin. Urojmë që ju dhe familjet e tuaja të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm.

Bashkëjetesa e harmonia ndërfetare dhe solidariteti i gjerë, bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë. Urojmë që tek gjithë shqiptarët të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi!

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës