Autotech
Taksë për përdorimin e rrjeteve sociale
Uganda synon të vendosë një taksë mbi përdorimin e rrjeteve sociale, dhe ky shpenzim i veçantë do të paguhet nga të gjithë përdoruesit e telefonave celularë që kanë instaluar një nga aplikacionet Watsap, Twitter ose Facebook.
Qeveria e Ugandës justifikon një lëvizje të tillë, duke u kujdesur për sigurinë kombëtare të vendit dhe nevojën për zgjerimin e rrjetit elektrik.
Sipas portalit “Africaen” thuhet se Qeveria e këtij vendi shpesh ka ide të pazakonta. Ajo më parë njoftoi nisjen e një rrjeti social shtetëror, por edhe prokurimin e detektorëve të pornografisë.
“Ne kemi nevojë për para për të ruajtur sigurinë e vendit dhe për të zgjeruar rrjetin e energjisë në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të gëzojnë rrjetet sociale më shpesh”, tha ministri i Financave të Ugandës, Matthias Kassayy, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, për shumë kritikë të Qeverisë, ky vendim nuk është për t’u habitur, sepse, siç thonë ata, Qeveria ka kohë që po përpiqet të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale.
Për shembull, ata u ndaluan gjatë zgjedhjeve në Ugandë. Presidenti Yoweri Yaguta Museveni gjithashtu ka njoftuar kohët e fundit mundësinë e imponimit të taksave për përdorimin e tyre me qëllim të reduktimit të saj, por gjithashtu, siç tha ai, për të parandaluar përhapjen e spekulimeve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik