Shkurt.ch
Politikani i SVP-së në krye të Swisscoy-it në Kosovë
Komandanti zviceran i trupave paqeruajtëse në Kosovë, Karl Küng, nga tetori do të zëvendësohet nga politikani i SVP-së në Brugg, Thomas Wymann.
Së bashku me më shumë se 220 ushtarë zviceranë, Thomas Wymann do të udhëtojë në tetor për në Kosovë.
Për të është angazhimi i dytë në Kosovë në kuadër të Swisscoy-it.
Wymann tashmë ishte pjesë e kontingjentit të parë zviceran në vitin 1999/2000.”Kjo është një detyrë interesante. Ekziston edhe një shenjë e besimit që më është propozuar kjo detyrë”, tha komandanti i ri zviceran i Swisscoy-it në Kosovë, politikani i SVP-së, Thomas Wymann.
Ai thotë të jetë situata e sigurisë në Kosovë e qetë dhe stabile.
“Vetëm në veri, pranë kufirit me Serbinë, situata është tensionuar. Këtu situata mund të ndryshojë me shpejtësi”, tha Thomas Wymann.
Një nga detyrat kryesore e Swisscoy-it është mbledhja e informacioneve. Ushtarët do të komunikojnë me qytetarë dhe me zyrtarë lokalë. Informacionet e mbledhura do t’i shërbejnë KFOR-it të identifikojë më herët problemet, tha Thomas Wymann.
Oficeri zviceran, Thomas Wymann, është edhe politikisht aktiv në Brugg. Ai është përgjegjës i SVP-së në Këshillin e qytetit të Brugg-ut.
Përveç kësaj, ai do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e vjeshtës. Për aktivitetet e tij politike Wymann Thomas nuk dëshiron të flasë.
Tani për tani, Thomas Wymann nuk i intereson politika, por vetëm pozicioni i tij në krye të Swisscoy-it.
Mandati i Wymannit në Kosovë do te zgjasë nga tetori i këtij viti deri në prill të 2013-ës.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje