Shqipëria
Rritet numri i turistëve në Shqipëri
Anglezët, amerikanët, zviceranët, gjermanët polakët kanë ardhur në rritje. Gjermanët kanë shënuar dhe rritjen më të madhe në përqindje, me rreth 19%, por në numër mbeten të pakët (rreth 9,500)
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i preferuar për të huajt, si për turizëm ashtu dhe për vizita pune, apo për biznes, madje edhe për shërbime mjekësore.
Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “monitor”.
Në vend të parë vazhdojnë të qëndrojnë shtetasit nga Kosova, të cilët pas “braktisjes” së vitit të kaluar, i janë rikthyer sërish shtetit amë, përcjell albinfo.ch.
Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 226 mijë shtetas nga ky vend, me një rritje prej rreth 12%.
Në Shqipëri kanë hyrë rreth 61 mijë shtetas greke në janar-mars, me një rritje prej gati 19% me bazë vjetore. Në vend të tretë janë maqedonasit, me rritje 14% për tre mujorin, por që i dedikohet kryesisht janarit, pasi në shkurt dhe mars numri i tyre ka qenë në rënie.
Një tjetër tendencë është rritja e hyrjeve nga shtetasit e Malit të Zi. Ata kanë filluar të preferojnë Shqipërinë., duke u renditur të katërtit, me rreth 75 mijë hyrje, por që i dedikohet janarit, pasi në shkurt e mars ata kanë rezultuar me rënie.
Për italianët, Shqipëria fqinjë është “zbulimi” i radhës, pasi që vitin e kaluar u konstatua një rritje e fluksit të tyre, e nxitur edhe nga mediat përtej detit që shkruan për bukuritë e natyrës dhe plazheve shqiptare.
Sipas operatorëve turistikë, preferencat e italianëve janë për jugun e vendit. Për tre muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë 56 mijë shtetas italianë, me rritje prej 12.3%.
Anglezët, amerikanët, zviceranët, gjermanët polakët kanë ardhur në rritje. Gjermanët kanë shënuar dhe rritjen më të madhe në përqindje, me rreth 19%, por në numër mbeten të pakët (rreth 9,500).
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë