Integrimi
Qendrat fetare në Çikago, vatra të kulturës shqiptare
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka takuar në Çikago komunitetin shqiptar atje në Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Nikolla” dhe Qendrën Islamike Shqiptaro-Amerikane
Një seksion kushtuar diasporës është parashikuar të hapet në ambientet e Muzeut Historik Shqiptar. Në të do të mund të ekspozohen materialet e mbledhura nga komuniteti ortodoks, në Çikago, si dhe foto të pashfaqura të Faik Konicës.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka takuar në Çikago komunitetin shqiptar atje në Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Nikolla” dhe Qendrën Islamike Shqiptaro-Amerikane. Majko theksoi se po përpiqet të nxiste rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta që ka pasur komuniteti shqiptar me Kongresin dhe Senatin para luftës.
Gjatë bashkëbisedimit u fol dhe për ligjin e sapodekretuar për Diasporën, duke u ndalur veçanërisht te mënyra e funksionimit të Këshillit Koordinues. “Këshilli është një organizëm shumë i rëndësishëm, pasi në të njëjtën tryezë do të ulen 15 anëtarë të diasporës. Krah tyre do të jenë Kryeministri, Presidenti dhe ministrat më të rëndësishëm.
Këshilli Koordinativ do të bëhet pika e komunikimit mes institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve të diasporës”, ka thënë Majko, i cili shtoi se përfaqësuesit e diasporës do t’i paraqesin problemet kryesore.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për shqetësime të tjera të komunitetit, si çështja e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit, hapja e qendrave kulturore, votimi, etj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?