Bota
Vitin e kaluar në Belgjikë u zhdukën 618 migrantë të mitur
Është kjo një shifër shumë më e madhe se dy vitet e mëparshëm, kur u zhdukën 284 në vitin 2016 dhe 277 në vitin 2015
Gjatë vitit të kaluar, në Belgjikë janë zhdukur 618 migrantë të mitur e ta pashoqëruar. Është kjo një shifër shumë më e madhe se dy vitet e mëparshëm, kur u zhdukën 284 në vitin 2016 dhe 277 në vitin 2015. Zhdukja e 124 prej tyre është publikuar nga Child Focus.
“Ne po hasim në shumë migrantë të mitur të cilët po mundohemi t`i bindim që të strehohen nëpër qendrat tona dhe të kërkojnë azil”, shpjegon Edward Landtsheere nga shërbimi i kujdestarisë së “SPF Justice”, përcjell albinfo.ch. “Megjithatë, shumica e këtyre të rinjve bëjnë përpjekje për t’u arratisur në ndonjë vend tjetër”.
Nga ana tjetër, Child Focus frikësohet se ky numër i të zhdukurve mund të jetë shumë më i lartë, shkruajnë mediat belge gjatë të hënës, përcjell Albinfo.ch. Askush nuk disponon me ndonjë shifër të saktë se sa fëmijë hyjnë në territorin evropian dhe sa prej tyre zhduken. Nga 124 dosjet e paraqitura vitin e kaluar, 66 raste ngelin të pazgjidhura.
“Zhdukja e fëmijëve belg bëhet brenda 24 orëve. Për migrantët e mitur veprimi i tillë bëhet pas disa ditëve, apo edhe pas disa javëve”, deklaron Hilde Vautmans (Open Vld), anëtar i Parlamentit Europian, i cili ka publikuar një libër mbi këtë çështje. Javën e ardhshme, Hilde Vautmans do të paraqesë një rezolutë para Parlamenti Evropian, duke propozuar rekomandime lidhur me këtë temë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik