Shkurt.ch
Dështon super aeroplani amerikan, përfundon në oqean
30 sekonda zgjati fluturimi i aeroplanit testues, për të cilin pretendonin amerikanët se është gjashtë herë më i shpejtë se zëri
Forcat ajrore amerikane “Air Force” kanë konfirmuar dështimin e aeroplanit pa pilot X-51A “Waverider”, testimi i të cilit filloi të martën mbi Oqeanin Paqësor.
Disa sekonda pas fluturimit ishte paraqitur një problem në motorin e super fluturakes amerikane, për të humbur gjurmët pas 30 sekondash.
Pritjet e inxhinierëve amerikanë ishin që “WaveRider” të jetë në gjendje të arrijë shpejtësi deri 6 500 kilometra në orë, duke thyer çdo rekord për shpejtësinë e arritur në udhëtime brenda atmosferës.
Të vetmet mjete fluturuese që kanë mundur të thyejnë këtë rekord deri më sot kanë qenë raketat kozmike.
“WaveRider” është aktualisht një prej projekteve për krijimin e një aeroplani në gjendje që të arrijë shpejtësi më të mëdha se avionët e sotëm civilë, të cilët nuk janë në gjendje të tejkalojnë shpejtësinë e zërit.
Ideja e avionit hipersonik është marrë nga paraardhësi i tij, avioni supersonik “Concorde”, i cili u tërhoq nga qarkullimi për arsye sigurie në vitin 2003.
Për një orë prej Nju-Jorku në Londër
Amerikanët kanë filluar një eksperiment të ri të martën për të testuar shpejtësinë e një aeroplani gjashtë herë më të shpejtë se të zërit.
Forcat Ajrore konfirmuan se kishin nisur një Boeing “WaveRider” X-51 nga baza Edwards në Kaliforni.
Inxhinierët ishin duke shpresuar se X-51A mund të fluturojë më shumë se 6000 kilometra në orë.
“WaveRider” X51 A është lëshuar nga një bombardues B-52 në një lartësi prej rreth 15 mijë metrash mbi shkretëtirën e Mojave.Testin e fluturakes e kishin konfirmuar Forcat Ajrore amerikane për gazetën britanike “Daily Mail”.Me “WaveRider” X51 A nga Londra në Nju-Jork mund të mbërrini vetëm për një orë.
Megjithatë, ushtria amerikane nuk është duke e bërë për qëllime turistike. Përkundrazi, ata dëshirojnë për të zgjeruar pozicionin e tyre si fuqi ushtarake. Sipas gazetës “Daily Mail”, projekti “WaveRider” X51 A do të kushtojë rreth 136 milionë franga zvicerane të siguara nga NASA dhe Pentagoni.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje