Shkurt.ch

Të huajt i dërgojnë 21 miliardë franga në vendet e tyre

Emigrantët në Zvicër kanë shënuar rekord, 21 miliardë franga i kanë dërguar në vendet e tyre

Sipas Bankës Botërore, më 2010 emigrantët i kanë dërguar 1.75 miliardë franga më shumë se një vit më parë.

Kjo tregon se emigrantët jetojnë më së miri në Zvicër. As në Gjermani e as në Francë nuk dërgojnë kaq shumë para emigrantët sesa në Zvicër. Në Gjermani 16 miliardë franga dalin nga vendi, ndërsa në Francë vetëm 5 miliardë. Dërgesat e emigrantëve në Zvicër kanë mundur të jenë edhe më të mëdha, por për shkak të krizës ekonomike vjen ky rezultat i remitencave nga Zvicra.

«Sipas vlerësimeve tona bëhet fjalë për një rritje të remitencave për 3 për qind gjatë vitit 2011”, tha për „Tribune de Geneve“ Andi Gjionej, drejtor në Union of Financial Corners. Agjencia bashkëpunon me Western Union. 

„Portugezët prej fillimit të vitit 2012 i kanë dërguar 288 milionë franga nga Zvicra në Portugali. Kështu ka bërë të ditur Berto Sousa nga banka portugeze Millenium BCP.

„Nëse merren për bazë të dhënat e bankave portugeze, emigrantët portugezë në tërë botën kanë dërguar në shtëpitë e tyre më shumë se 1 miliard franga. Në krahasim me vitin e kaluar bëhet fjalë për rritje të përqindjes së dërgesave për 17.7 për qind“, tha Sousa, transmeton bick.

Por, ekspertët ekonomikë nuk e shohin këtë si rrezik pë Zvicrën. Sipas Beat Kapeler, ekspert i ekonomisë, të huajt që dërgojnë para në vendet e tyre paguajnë tatim edhe janë pjesë e zhvillimit ekonomik të Zvicrës.

Miliardat në franga kanë efekt në këmbim me valutat e vendeve që dërgohen. Shtrohet pyetja sa emigrantët zviceranë sjellin para në Zvicër?

Edhe për këtë kanë përgjigje në Bankën Botërore. Gjatë 2010-ës diaspora e Zvicrës i ka sjellë në vend 2.7 miliardë dollarë, ndërsa një vit më herët 2.9 miliardë dollarë.