Kosova
Shqipëria e Kosova nisin punën për rigjallërimin e shtigjeve malore
"Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista “National Geographic Traveler” në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar
Kryeministri Edi Rama tashmë e ka bërë traditë që mëngjesin ta nisë me lajme të mira për vendin. Ai këtë e bën përmes rrjeteve sociale. Ndërsa sot ka njoftuar se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista “National Geographic Traveler” në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë, CDF, kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri. Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e “Via Dinarica”.
“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar.
“Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë